
Para disa ditësh ka ndodhur një rast tronditës në një ndeshje të futbollit në Obiliq.
Belgin Jashari, u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.
Ngjarja e rëndë ngjalli reagime të shumta, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e dënuar ashpër këtë akt.
Lidhur me rastin edhe autoritetet u aktivizuan menjëherë, duke e arrestuar të dyshuarin Januz Faniqi.
Së fundmi në përkrahje talentit 15-vjeçar i ka dal edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.
Ai ia dhuroi Belginit edhe një palë atlete të firmosura.
“Përshëndetje Belgin. Këto patika janë për ty me të tregu që të përkrah unë, kombëtarja, dhe gjithë populli i Kosovës. Kështu, ti vazhdo të punosh dhe ta ndjekësh ëndrrën tënde edhe t’i realizosh ato”, ishte mesazh i Edon Zhegrovës.