
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e 8-vjeçarit Alp Krasniqi, i zhdukur në Komunëne Gjilanit.
Përmes një njoftimi në Facebook të dielën, nga kjo shoqatë bënë të ditur se ekipet e saj janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe qytetarët për lokalizimin e fëmijës.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Gjilanit për gjetjen e një fëmije të zhdukur”.
“Ekipet tona janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivit në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe komunitetin për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës,” thuhet në njoftim.
SHKKSH ka ftuar qytetarët që posedojnë ndonjë informacion të vlefshëm të kontaktojnë autoritetet përkatëse ose Shoqatën në numrin emergjent: 045-112-102.