
Një person ka pranuar trajtim mjekësor pasi është sulmuar fizikisht dhe më pas goditur me thikë apsditen e së dielës në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se viktima u sulmua në rrugën “Gjon Sereqi” nga tre persona. Më pas, ai u godit edhe me thikë, shkruan Insajderi.
“Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj / 27.04.2025-15:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Policia po e heton rastin. /Insajderi.org/