Zbulohet "misteri" i flamurit që u vendos tek "Rrethi me Flamur" në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet “misteri” i flamurit që u vendos tek “Rrethi me Flamur” në Prishtinë

    Insajderi
    28 April 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti ‘Friedrich Ebert Stiftung’ ka bërë të ditur se flamuri i vendosur tek rrethi kryesor i Prishtinës, i njohur si “Rrethi me Flamur”, simbolizon jelekun e punës së punëtorëve.

    Nga ky institut bëjnë të ditur se flamuri kombëtar është zëvendësuar me këtë flamur në nder të Ditës Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve, shkruan Insajderi.

    SHIH EDHE:

    Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune.

    Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune.

    Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet në postimin e institutit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark