Në Bërnjak shoferit serb i gjenden mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë dinarë – Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Bërnjak shoferit serb i gjenden mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë dinarë – Policia jep detaje

    Insajderi
    28 April 2025 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sasi e konsiderueshme parash është zbuluar gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, shkruan Insajderi.

    Të dielën, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti me targa serbe, zyrtarët policorë dhe doganorë kanë gjetur 11 mijë e 300 euro dhe 79 mijë e 780 dinarë të Serbisë në kartëmonedha, të cilat ishin të padeklaruara.

    Sipas Policisë së Kosovës, automjeti drejtohej nga një shtetas i Serbisë, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës.

    “Me datën 27.04.2025 rreth orës 12:55 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitarë, në bashkëpunim edhe me zyrtarët doganorë, kanë realizuar një kontroll të përbashkët, me ç’rast gjatë kontrollit në një automjet me targa serbe me drejtues shtetas të Serbisë, janë gjetur 11.300 (njëmbëdhjetëmijë e treqind) euro në kartmonedha dhe 79.780 (shtatëdhjetë e nëntëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë) dinarë të SRB-së në kartmonedha (rreth 678 euro sipas kursit zyrtar) të padeklaruara. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark