Mbeti i ngrirë për disa sekonda- Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi para golit të Pedrit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mbeti i ngrirë për disa sekonda- Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi para golit të Pedrit

    Insajderi
    28 April 2025 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luka Modric është një nga temat pas finales së Kupës së Mbretit. Barcelona e fitoi trofeun duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 3-2 pas vazhdimeve.

    Golin e fitores e shënoi Jules Kounde në minutën e 116-të pas një gabimi të Luka Modric dhe Brahim Diaz.

    Kjo ishte arsyeja pse Modric mori shumë kritika nga mediat spanjolle dhe tifozët e futbollit.

    Megjithatë, më pas u shfaqën pamjet që tregonin se Jude Bellingham bëri një gabim jo më pak të rëndë, përpara golit të parë të Barcelonës.

    Fillimisht, Pau Cubarsi ndërpreu lojën e tij në qendër dhe ia kaloi topin Pedrit. Më pas ai luajti një pasim diagonal te Lamine Yamal në krahun e djathtë.

    Bellingham e shoqëroi gjithë këtë duke shtrënguar kokën dhe duke qëndruar në vend.

    Gjatë kësaj kohe, Pedri e mori topin të cilin Bellingham e kishte pasur dhe e dërgoi në krah, pastaj kaloi kah krahët e asin të Real Madridit dhe më pas, ai mbërriti i papenguar para zonës së rreptësisë, ku shënoi një gol të bukur për të kaluar Barcelonën në epërsi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark