E konfirmon ZRRE: Vendimi për shtrenjtimin e rrymës 16,1 për qind s'i prekë komunat veriore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon ZRRE: Vendimi për shtrenjtimin e rrymës 16,1 për qind s’i prekë komunat veriore

    Insajderi
    28 April 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi për shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind që pritet të hyjë në fuqi nga 1 qershori, nuk do t’i përfshijë katër komunat veriore.

    Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur për media Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ku kanë bërë të ditur se s’përcaktojnë tarifa me pakicë të rrymës për Elektroserver-in.

    SHIH EDHE:

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji me datë 16.04.2025 ka aprovuar tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU), konform dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin për Rregullaorin e Energjisë. ZRRE konform dispozitave ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjise dhe Ligjit për Energjinë Elektrike obligimin e shërbimit universal ia ka dhënë Furnizuesit KESCO për tërë territorin e Republikës së Kosovës

    Gjithashtu, duhet theksuar se Furnizuesi i energjisë elekrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për katër komunat në veri të Kosovës. Kjo është e përcaktuar në pikën 5 të Marrëveshjes për Energjinë. Pra, ZRRE nuk përcakton tarifa me pakicë të energjisë elektrike për Furnizuesin Elektrosever“, thotë ndër të tjera ZRRE.

    Vlen të potencohet se tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes duhet të aplikohen nga të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike të regjistruar në Kosovë, përfshirë edhe Furnizuesin Elektrosever”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark