Gjendet e vdekur një femër në tarracën e banesës në Pejë- Policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur një femër në tarracën e banesës në Pejë- Policia nis hetimet

    Insajderi
    28 April 2025 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një femër është gjetur e vdekur në tarracën e banesës së saj në Pejë. Dyshimet për zhdukjen e viktimës i kishte ngritur një i afërm i saj i cili kishte kërkuar ndihmë nga policia për hapjen e derës së banesës, shkruan Insajderi.

    Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjës me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova

    “Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar nga një person i afert me viktimen, i cili deklaron se qe nga data 27.04.2025, në mbrëmje viktima nuk është duke ju përgjigjur në telefon. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjës, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjës me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ruvoga për Insajderin.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark