Policia konfirmon lëndimin e katër personave pas një aksidenti trafiku në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon lëndimin e katër personave pas një aksidenti trafiku në Podujevë

    Insajderi
    28 April 2025 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka informuar mediat për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.

    Si pasojë, katër persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Insajderi.

    “Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark