Insajderi
Lajme

Asamblistja e PDK’së në Mitrovicë del kundër Bedri Hamzës: Nuk e voton Hartën Zonale të Mitrovicës

Insajderi
28 April 2025 - 21:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asamblistja e PDK’së në Mitrovicë del kundër Bedri Hamzës: Nuk e voton Hartën Zonale të Mitrovicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një nga momentet më vendimtare për të ardhmen urbane të Mitrovicës, Vesa Broja, asambleiste e PDK-së dhe kryetare e Kuvendit, zgjodhi të dalë kundër partisë së saj dhe kryetarit Bedri Hamza, duke mos e votuar projektin e Hartës Zonale, transmeton Insajderi.

Harta Zonale, një projekt kyç për zhvillimin e balancuar dhe të qëndrueshëm të qytetit, kishte filluar nga Vetëvendosje dhe ishte përkrahur dhe avancuar më pas nga udhëheqja e PDK-së. Megjithatë, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, projekti dështoi të miratohej, pikërisht për shkak të mungesës së votës së Vesa Brojës, raporton Jepi Zë.

Ky veprim i Brojës shihet si një kundërshtim i hapur ndaj përpjekjeve të Bedri Hamzës për ta krijuar hartën për zhvillimin urban në Mitrovicë.

Bashkë me abstenimet e asamblistëve të Vetëvendosjes dhe disa të LDK-së, mungesa e mbështetjes nga ana e saj i dha goditjen fatale procesit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark