Ky është i arrestuari i dytë për dhunimin e 14-vjeçarës në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i arrestuari i dytë për dhunimin e 14-vjeçarës në Gjakovë

    Insajderi
    28 April 2025 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin tronditës të dhunimit të një vajze 14-vjeçare në Gjakovë, shkruan Insajderi.

    Personi i arrestuar është Bedri Govedari, 27 vjeçar, raporton Sinjali.

    Ky është personi i dytë që është arrestuar në lidhje me rastin e dhunimit të 14-vjeçares në Gjakovë, një ngjarje që u bë publike pasi viktima e mitur kishte rrëfyer ngjarjen në një bisedë me shoqet, e cila më pas u postua në rrjetin social TikTok.

    Govedari është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë me intensitet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark