
Ish-zëvendëskryeministrja dhe deputetja Emilja Rexhepi ka kërkuar nga partitë parlamentare që të mbështesin Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.
Rexhepi tha se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka të drejtën legjitime të propozojë kandidatin për këtë post.
“Për mua personalisht Albulena është një kandidate e mirë dhe do ta votoj gjithmonë,” tha Rexhepi për FrontOnline, duke shtuar se është detyrë morale e deputetëve që t’i hapin rrugë formimit të institucioneve.
Ajo paralajmëroi se, në mungesë të një zgjidhjeje, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, të cilat sipas saj janë e vetmja alternativë tjetër nëse nuk arrihet konsensusi.