Haradinaj: Nëse propozohet sërish Haxhiu, situata në Kuvend do të jetë e njëjtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nëse propozohet sërish Haxhiu, situata në Kuvend do të jetë e njëjtë

    Insajderi
    29 April 2025 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje rikandidon Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, situata në seancën e sotme do të mbetet e pandryshuar.

    “Nëse kjo ndodh, me siguri që do të votohet, nëse jo, do të jemi në situatë të njëjtë,” tha Haradinaj përcjell Insajderi.

    I pyetur nëse ka pasur konsultime me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, Haradinaj tha se personalisht nuk ka qenë në kontakt, por ka autorizuar deputeten Time Kadrijaj për të mbajtur komunikimin.

    “I kemi përmendur dy zonjat, por ka edhe emra të tjerë,” shtoi Haradinaj, duke nënkuptuar se AAK ka votë edhe për ndonjë kandidat tjetër të LVV-së

    Ai konfirmoi nuk ishte i pranishëm në seancën e së dielës, për shkak të pjesëmarrjes së tij në organizimin për përkujtimin e Masakrës së Mejës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark