E papritur në fermë, Alba gjen “ngushëllim” në krahët e Big Mamës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    E papritur në fermë, Alba gjen “ngushëllim” në krahët e Big Mamës

    Insajderi
    29 April 2025 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Pas tensioneve të forta me partnerin e saj Limi, Alba ka gjetur ngushëllim në një vend krejt të papritur, në krahët e Big Mamës. Dy vajzat, që prej ditës së parë në Ferma VIP kanë qenë në konflikt të hapur, por duket se situata emocionale e Albës ka sjellë një afrimitet të papritur.

    Ajo ka shkuar në shtëpinë e Njishit, ku Big Mama po qëndron si kryeferme, dhe i ka kërkuar një përqafim. E habitur nga ky veprim, Big Mama e ka pyetur me dyshim:

    Mos po bën prapë filma? Çfarë ke? Ka ndodhur diçka? A ndihesh fajtore për diçka?

    Alba është përgjigjur thjesht: “Kisha nevojë për një përqafim.

    Ky moment i papritur duket se ka zbutur marrëdhënien e tyre, duke hapur rrugën për një bisedë më të qetë në praninë e fermerëve të tjerë. Megjithatë, Big Mama e ka ruajtur tonin kritik, duke i kujtuar Albës që të jetë e sinqertë me qëllimet e saj:

    Alba, po dalim jashtë vetes. Unë lojëra nuk di të bëj. Të kam thënë si është puna, ti e menaxhon vetë. Nëse e shfrytëzon këtë për filma dhe për të qenë pjesë e Prime, unë s’di çfarë të them.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark