Gavi po merr kritika të ashpra pas veprimit të ulët ndaj Real Madridit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Gavi po merr kritika të ashpra pas veprimit të ulët ndaj Real Madridit

    Insajderi
    29 April 2025 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona doli fitimtare në ‘El Clasicon’ e së shtunës në Sevilla, duke mposhtur rivalin Real Madridin pas kohës shtesë me një gol fantastik nga Jules Kounde.

    Ani pse pjesa e dytë i takoi Real Madridit, Barcelona arriti që ta gjejë ritmin sërish pas golit të vonë të Ferran Torres dhe shkëlqyen në kohën shtesë.

    Një pjesë të meritave të kësaj i takojnë Fermin Lopez, Gavi dhe Eric Garcia për shkak të energjisë që sollën në fushë, pasi Hansi Flick zëvendësoi të gjithë mesfushën e tij startuese.

    Në veçanti Gavi ndihmoi që të stabilizojë gjërat për blaugranasit dhe provokimet e tij ishin të pranishme si çdo herë.

    Tifozët e Real Madridit nuk ishin aspak të lumtur kur pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit Gavi festoi përballë fytyrës së Raul Asencios.

    Shpesh një object kritikash, Gavi gjithashtu e ka futur veten në ujëra të nxehta për një flamur të cilin e mbajti gjatë festës, siç ka raportuar Marca.

    Me sa duket, i ngritur nga një tifoz në tribuna, Gavi u pa duke mbajtur flamurin në fytyrën e tij me slloganin ‘Gavi ose udhëheqës. Antimadridista’.

    Kjo frazë kujton bosin e drogës Pablo Escobar, me frazën ‘plata o plomo (argjend ose plumb), duke iu referuar metodës së tij të trajtimit të njerëzve në autoritete.

    Escobari dhe karteli i tij përpiqeshin të korruptonin zyrtarët ose t’i kërcënonin dhe në shumë raste kryenin vrasje nëse ata nuk pranonin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark