Insajderi
Lajme

Gjuajtje me armë në zyrat e PSD’së në Tiranë, policia rrethon vendin

Insajderi
29 April 2025 - 15:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajtje me armë në zyrat e PSD’së në Tiranë, policia rrethon vendin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një konflikt mes disa personave është regjistruar pasditen e sotme në ambientet e një zyre elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe, sipas policisë, gjatë këqyrjes së vendit janë konstatuar dëmtime në xhamat e zyrës si dhe dy fishekë të paplasur. Nuk raportohet për persona të lënduar, transmeton Insajderi.

Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me automjet dhe janë në kërkim nga policia. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark