Në zonën 50 voziti me shpejtësi 112 km/h, shoferja e 'pëson' keq nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në zonën 50 voziti me shpejtësi 112 km/h, shoferja e ‘pëson’ keq nga policia

    Insajderi
    29 April 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar 21-vjeçaren në Ferizaj pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi 112 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.

    E njëjta është gjobitur me 300 euro gjobë dhe i është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, shkruan Insajderi.

    “Për këtë kundërvajtje, ndaj saj është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative, si dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

    Më tej, Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark