Parashikimi i motit| Deri në sa do të shkojnë temperaturat sot? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit| Deri në sa do të shkojnë temperaturat sot?

    Insajderi
    30 April 2025 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesisht me kthjellime e diell parashihet moti ditën e mërkurë. Orëve të pasdites përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale, por pa gjasa për të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-10m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 22C e 25C. Minimalet në mëngjes zbresin në 3C e 6C.

    Të enjten e të premtën, më 1 dhe 2 maj do të ketë zhvillime të vransirave lokale orëve të pasdites, që të premtën më vonë, mund të japin kushte për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, kryesisht përreth viseve malore. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 22C e 25C. Në fundjavë më shumë diell, e ditën e diel gradualisht shtrihen vransira të larta. Vazhdon trendi i rritjes së temperatura me maksimale deri në 26C e 28C. Minimalet luhaten kryesisht ndërmjet 5C e 10C. Erërat frynë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Përgjatë fundjave ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore./mendimipërmotin/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark