Heshtja merr fund, vjen reagimi i Vesa Lumës pas spekulimeve për ndarjen nga Big Basta - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Heshtja merr fund, vjen reagimi i Vesa Lumës pas spekulimeve për ndarjen nga Big Basta

    Insajderi
    29 April 2025 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëmarrja e Big Bastës në formatin televiziv “Ferma VIP” u shoqërua me një valë thashethemesh në mediat online, të cilat aluduan për një krizë në martesën e tij me këngëtaren Vesa Luma.

    Spekulimet u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale që do të tregonte mbështetjen për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në reality show.

    Vesa vendosi të reagojë – dhe në mënyrën më të bukur të mundshme. Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës nga “Ferma VIP”.

    “Muzikë, dashuri, shoqëri” – shkroi ajo në përshkrimin e postimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark