Dyshimet për qumësht me salmonellë nga Shqipëria, deklarohet AUV-i në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimet për qumësht me salmonellë nga Shqipëria, deklarohet AUV-i në Kosovë

    Insajderi
    30 April 2025 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, në mediat vendore dhe ato të Shqipërisë qarkulluan informacionet se qumështi i prodhuar nga “Lufra” dhe “Erzeni” është cilësuar se përmban salmonellë.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka importe të qumështit nga këto dy kompani.

    Në një deklarim për media, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, deklaroi se nga këto dy kompani importohen vetëm produkte të fermentuara si: jogurti, dhalla, kosi, e të tjera, e që iu nënshtrohen kontrolleve të rregullta dhe testohen sipas planit të kontrolleve zyrtare dhe mostrimit.

    “Këto kanë të paraparë mundësinë e ndryshimit bazuar ne analize te rrezikut. Aktualisht i kemi ngrite masat e kontrollit për qumësht dhe produkte te qumështit ne fushën e sigurisë ushqimore në import”, deklaron Thaçi.

    Ai thotë se AUV-i ka inspektuar edhe depon e subjektit distributor, ku janë marrë dy mostra të paketuara nga qumështorja “Lufra”.

    “Si AUV nuk kemi pranuar ndonjë ankesë, por si dyshime te ngritura kemi vetëm publikimet e lajmeve në media. Dje është inspektuar depoja e subjektit distributor dhe janë marrë dy mostra të paketuara nga qumështorja Lufra, të cilat janë dërguar për analiza në Aflatoksin” përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark