Insajderi
Lajme

26 vite nga rënia heroike e komandantit Ilaz Kodra

Insajderi
30 April 2025 - 09:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
26 vite nga rënia heroike e komandantit Ilaz Kodra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot shënohen 26 vite nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, një prej figurave më të njohura të rezistencës në Drenicë dhe ndër pjesëtarët e parë të celulave të UÇK-së.

Ilaz Kodra lindi më 3 maj të vitit 1966 në lagjen Kodra të Prekazit. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën tetëvjeçare dhe gjimnazin e përfundoi në Skenderaj. Pas shkollës së mesme, vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë, ndërsa shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kreu në Slloveni, shkruan Insajderi.

Gjatë gjithë dekadës së viteve ’90, Kodra ishte i angazhuar në strukturat e rezistencës dhe më vonë, me themelimin e UÇK-së, u bë pjesë aktive e saj. Ai mori pjesë në të gjitha betejat kryesore në Drenicë dhe njihej si një komandant i vendosur, i dashur për bashkëluftëtarët dhe popullin.

Në prill të vitit 1999, kur forcat serbe, të goditura rëndë nga bombardimet e NATO-s, intensifikuan sulmet ndaj civilëve shqiptarë, Kodra mori vesh për rrezikun që po i kanosej popullatës në fshatrat Verboc dhe Shtuticë. Pa u hamendur, ai u nis për t’u dalë në ndihmë civilëve të rrethuar.

Më 30 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 5:30, nisi një përleshje e ashpër me forcat serbe, të cilat kishin rrethuar zonën në formë patkoi. Në përballje të drejtpërdrejtë, Ilaz Kodra ra heroikisht në altarin e lirisë në fshatin Shtuticë.

Në përvjetorin e rënies së tij, Komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt kanë organizuar homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij, si dhe zbulojnë pllaka përkujtimore në fshatrat Shtuticë dhe Gllobar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark