Limi - Albës: Nuk mbaj në jetën time njerëz që që nuk të lënë as të hash bukë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Limi – Albës: Nuk mbaj në jetën time njerëz që që nuk të lënë as të hash bukë

    Insajderi
    30 April 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lim Hoti dhe Alba Pollozhani po vazhdojnë të kenë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e krijuar në Ferma VIP.

    Dyshja, të cilët kanë nisur tashmë një lidhje, kanë shpesh mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

    Ka qenë fermeri së fundmi që ia ka bërë me dije disa gjëra Albës, të cilët nuk i pëlqejnë.

    Foto: Screenshot/TikTok

    Gjatë bisedës, ai thekson se nuk do që të ketë afër njerëzit që ia imponojnë gjërat.

    “Këta lloj tipash nuk mbaj afër në jetën time që më prishin ditën, natën, nuk të lënë të hash bukë, nuk të lënë të jesh vetvetja dhe të imponojnë e të fusin në disa tema, në disa vorbulla të cilat unë nuk i shoh fare”, u shpreh ai.

    Foto: Screenshot/TikTok

    Tutje teksa flisnin shtoi: “Nuk i dua këta lloj njerëzish afër moj gocë. Nuk e kupton”.

    Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të ecë ky raport i tyre në këtë spektakël.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark