Rudiger dënohet keq pas veprimeve të turpshme që i bëri në finale kundër Barcelonës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rudiger dënohet keq pas veprimeve të turpshme që i bëri në finale kundër Barcelonës

    Insajderi
    30 April 2025 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Antonio Rudiger po e kalon një periudhë mjaft të vështirë të karrierës.

    Futbollisti gjerman e mbylli sezonin shkaku i intervenimit kirurgjik, por jo vetëm kaq, shkruan Insajderi.

    Qendërmbrojtësi i Real Madridit u dënua me gjashtë ndeshje moslojë nga Komiteti i Disiplinës në futbollin spanjoll pas veprimeve të turpshme që i bëri në finale të Copa del Rey kundër Barcelonës.

    Rudiger protestoi ashpër ndaj gjyqtarit De Burgos derisa po qëndronte në bankinë, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq.

    Lojtari nuk u ndal me kaq duke u munduar që nga distanca ta qëllonte referin me një qese me akull, por për fat u ndal me vështirësi nga shokët e tij të skuadrës.

    Përfaqësuesi gjerman mund të dënohej deri në 12 javë, por u ndëshkua me gjysmën e saj.

    Rudiger mund të rikthehet në dispozicion të “Los Blancos” në Kupën e Botës për klube, e cila do të mbahet gjatë verës.

    Rudiger njihet për lojën e tij jo të pastër dhe për sjelljet e tij të vrazhda dhe provokuese ndaj kundërshtarëve në fushën e blertë dhe jashtë saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark