Drejtoresha e Bujqësisë në Drenas ia mësyn pozitës të cilën e hapi drejtoria e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Drejtoresha e Bujqësisë në Drenas ia mësyn pozitës të cilën e hapi drejtoria e saj

    Insajderi
    30 April 2025 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Bujqësie në Drenas, ka hapur një konkurs punë për “Zyrtar i Lartë i Bujqësisë”. Ajo që e dallon këtë konkurs është se pjesë u bë edhe vetë drejtoresha Anita Avdullahu. E njëjta tha se konkursi ka qenë i hapur për të gjithë.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Drenasit, ka hapur një konkurs për pozitën “Zyrtar i Lartë për Bujqësi”

    Në këtë konkurs dy kandidatë i plotësuan kushtet.

    Njëra ndër to si për çudi është vetë drejtoresha e Bujqësisë në këtë Komunë, Anita Avdullahu.

    Se Avdullahu mban këtë pozitë mund të vërtetohet lehtë në bazë të dhënave që gjenden në web-faqen e Komunës së Drenasit.

    Aty shkruan se Anita Avdullahu është drejtoreshë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

    A ka elemente konflikti në këtë konkurs?

    Drejtoresha Anita Avdullahu, tha për Gazetën Insajderi se konkursi ka qenë i hapur për të gjithë.

    Por, që shprehet se është përkujdesur që të mos ketë elemente të konflikt interesi duke mos u përfshirë në procedura.

    “Jam kujdesur që në të gjitha fazat t’i shmangem konfliktit te mundeshem te interesit. As unë dhe asnjë zyrtar i drejtorisë të cilën e udheheqi nuk ka marrë pjesë në asnjë fazë të procedurës për këtë pozitë Pozita rekrutuse ka qenë e hapur me të drejtë konkurimi për të gjithë”, tha në përgjigjen e saj Avdullahu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark