
Policia e Kosovës ka njoftuar se një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave në lagjen Kalabria të Prishtinës, raporton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësin i policisë, Agron Borovci teksa shtoi se dy persona kanë marrë lëndime nga thika.
“Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika)”
Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici.
“Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.