
Gjatë ditës së sotme janë ekzekutuar pagat për sektorin publik. Pagat u ekzekutuan edhe për Policët e Kosovës. Por atyre nuk iu janë dal edhe pagesa për punët shtesë për muajin mars.
Burime të Insajderit brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se nuk iu janë dalë ende mjetet për punën sekondare që policët e bëjnë jashtë orarit të ndërrimit, për ndërrimin e natës dhe për vikende.
“As pasqyra e pagesës nuk ka ardhë” tha burimi.
Tutje, ai bëri të ditur se policëve në veri të vendit iu janë ekzekutuar pagat për shtesat e muajit shkurt por jo edhe të këtij muaji.
Problem me pagesat për orë shtesë raportohet të kenë edhe zjarrfikësit e Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që policët e Kosovës nuk i marrin mjetet për punën sekondare.
Vonesa të tilla ka pasur edhe muajt e kaluar./Insajderi.org/