Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

    Insajderi
    01 May 2025 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rikthehet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parasheh lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dyja vendeve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, duke filluar nga sot, nuk do të kryhen më kontrolle kufitare, çka do të mundësojë një lëvizje të lirë, të shpejtë dhe pa kufizime.

    Qytetarët që përdorin pikë-kalimin kufitar në Vërmicë do të kalojnë pa pengesa, duke shmangur pritjet e gjata dhe vonesat. Marrëveshja për lëvizje të lirë, e nënshkruar në pranverën e vitit të kaluar, ka dhënë rezultate pozitive, duke reduktuar trafikun dhe përmirësuar ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, shkruan Insajderi.

    Edhe këtë vit, lehtësimi i procedurave do të jetë në fuqi për nëntë muaj, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, si dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

    Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare të të dy vendeve kanë vënë në funksion të gjitha sportelet ekzistuese, me qëllim të shmangies së radhëve të gjata dhe sigurimit të një kalimi sa më të shpejtë dhe efikas për të gjithë udhëtarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark