Fillon takimi mes Krasniqit dhe Kurtit, ky i fundit nuk tregon nëse do të bëhet kompromis për emrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi mes Krasniqit dhe Kurtit, ky i fundit nuk tregon nëse do të bëhet kompromis për emrin

    Insajderi
    01 May 2025 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para pak çastesh ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit.

    Gjersa po hynte në Kuvend, Kurti është pyetur nga gazetarët nëse do të bëjë kompromis për emrin, por i njëjti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

    Kurti, ftoi në një takim konsultativ dy partitë më të mëdha opozitare: Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

    LDK-ja refuzoi pjesëmarrjen në takim. Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ndodhet jashtë vendit, ndërsa zyrtarë të lartë të kësaj partie, si Besian Mustafa dhe Hykmete Bajrami, konfirmuan publikisht qëndrimin refuzues.

    Sot bëhet përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në një seancë që do të jetë e nënta me radhë që nga 15 prilli, duke u zhvilluar çdo 48 orë.

    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun të zgjidhet kryetare e Kuvendit. E njëjta, ka dështuar gjashtë herë më parë të sigurojë mbështetjen e nevojshme prej të paktën 61 votash. Në votimin e fundit, Haxhiu mori 56 vota, ndërsa 41 deputetë votuan kundër dhe tre abstenuan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark