Sot ndalohet qarkullimi i veturave në Gërmi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot ndalohet qarkullimi i veturave në Gërmi

    Insajderi
    01 May 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që sot me rastin e Ditës së Punëtorëve -1 Majit të ndalojë qarkullimin e të gjitha automjeteve në drejtim të Parkut të Gërmisë.

    Nga ky vendim përjashtohen autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, ata të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”, inspektorëve komunalë, etj.

    “ Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4’, thuhet në një njoftim të kësaj komune


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark