
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruara para fillimit të seancës për konstituimin e kuvendit.
Ai ka folur për refuzimin e ftesës së Kurtit për takim.
“Nuk është refuzim i dialogut ka të bëjë me refuzimin e ftesës sepse iu kemi përgjigj në ftesën e parë, nuk ka nevojë të ketë takim politik për procedura siç po thotë Kurti, nëse është procedurale atëherë duhet me trajtu nuk shkohet në takim për të drejtën e fituar mungon një marrëveshje politike që partia e parë duhet me realizu. Për kuvend dhe për qeveri apo sido që e kanë planin me pas qenë LDK në këtë pozitë ne para pesë javëve e kishim mbyll edhe kuvendin edhe qeverinë edhe çështjen e presidentit. Ne shkojmë në takim vetëm për kur duhet me u kry punë sa i përket procedurave procedural kjo i takon zotrit Dehari si më i vjetër”, u shpreh Haziri.
Më tutje ai komentoi edhe deklaratën e deputetit, Faton Peci i cili i quajti shoqëri aksionare.
“Njerëz që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete së paku kujtimet e mira duhet me i marrë me vete, LDK nuk ka ble asnjëherë bari të rriqrave në vend të zëvendësimeve tjera dhe nuk ka flliqë politika me situatata të tilla”, u shpreh Haziri për Pecin.