"Çartet" Memli Krasniqi: U bënë horë, Albulena Haxhiu nuk kalon, pikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çartet” Memli Krasniqi: U bënë horë, Albulena Haxhiu nuk kalon, pikë

    Insajderi
    01 May 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i shqetësuar me insistimin e Vetëvendosjes që Albulena Haxhiu të votohet për kryeparlamentare të Kuvendit.

    ”Ata shkuan sot edhe bënë shkelje të hapur kushtetuese. Absolutisht e paligjshme dhe jokushtetuese. Po më vjen keq në çfarë pozite po e vendosin Avni Deharin veç po e përdorin”.

    ”Po më vjen keq se për Albin Kurtin më e rëndësishme është Albulena Haxhiu se Kosova”.

    ”Është e turpshme, e pahijshme, është fyese për qytetarët që e kanë votuar”.

    Sipas tij votimi i fshehtë ka kuptim kur janë dy kandidatë.

    ”Ka kuptim votimi i fshehtë kur janë dy kandidatë, por në këtë situatë jo”.

    ”Edhe këta janë duke e kuptu që janë ka bohen horë”.

    ..Nuk kalon Albulena Haxhiu, e din Kurti – secili deputet, secili votues i Albin Kurtit. Nëse nuk e dijnë ua tregoj: Nuk kalon Albulena Haxhiu, pikë…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark