Arrestohet një polic, dyshohet se e rrahu një të mitur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një polic, dyshohet se e rrahu një të mitur

    Insajderi
    01 May 2025 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar policor që ishte i angazhuar në Stacionin e Policisë Kufitare  në Glloboçicë është arrestuar, shkruan Insajderi.

    Sipas IPK-së ai dyshohet se jashtë detyrës zyrtare ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa IPK i ka rekomanduar policisë suspendimin e tij.

    “Në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të hetimit penal, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për këtë zyrtar policor përderisa veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

    Komunikata e plotë:

    Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor cili ishte i angazhuar në policinë kufitare – Stacionin e Policisë Kufitare  në Glloboçicë.

    Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione dje ku dyshohej se ky zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari të moshës së mitur me ç’ rast të njëjtit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    IPK-ja ka ndërmarrë veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj pas të cilave ka dyshim të arsyeshëm që zyrtari policor ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Zyrtari i dyshuar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të hetimit penal, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për këtë zyrtar policor përderisa veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark