Ky është teksti i marrëveshjes së mineraleve midis SHBA-së dhe Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky është teksti i marrëveshjes së mineraleve midis SHBA-së dhe Ukrainës

    Insajderi
    01 May 2025 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka ndarë faqet e para të tekstit të marrëveshjes së mineraleve midis Kievit dhe Uashingtonit.

    Duket se ka më shumë, por katër faqet e ndara përputhen me shumë nga ato që përshkroi më parë Yulia Svyrydenko.

    Raportohet se të dyja palët kanë konfirmuar se ajo krijon një fond investimi për kërkimin e mineraleve dhe përcakton se si do të ndahen të ardhurat, shkruan skynews.

    Ndryshe, administrata amerikane tha në një deklaratë se marrëveshja “i dërgon një mesazh Rusisë” se administrata e presidentit Donald Trump është “e përkushtuar ndaj një procesi paqeje që synon një Ukrainë të lirë, sovrane dhe të begatë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark