Insajderi
Insporti

Gjakftohtësi gjermani- Ky ishte reagimi i “ftohtë” i Hansi Flick kur Barcelona riktheu rezultatin ndaj Interit

Insajderi
01 May 2025 - 17:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjakftohtësi gjermani- Ky ishte reagimi i “ftohtë” i Hansi Flick kur Barcelona riktheu rezultatin ndaj Interit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona kompletoi rikthimin që në pjesën e parë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Pasi ishin duke humbur 2-0 që në fillim të ndeshjes, blaugranët bënë një rikthim të fuqishëm për 2-2, shkruan Insajderi.

Ishte Lamine Yamal që shënoi një solo gol të bukur në minutën e 24-të, e cila i motivoi shokët e skuadrës së tij.

Ndërkaq në minutën e 38-të shënoi Ferran Torres, falë një asistimi me kokë nga Raphinha.

Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick, ndonëse dukej i lumtur me rikthimin nuk është se festoi me vrull. Flick shquhet për gjakftohtësi si trajner. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark