
Këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA, Mike Waltz, pritet të largohet nga administrata Trump në ditët në vijim.
Kështu raporton CNN duke u bazuar në informacionet e dy burimeve me njohuri me çështjen, përcjell Insajderi.
Alex Wong, zëvendëskëshilltari i sigurisë kombëtare, gjithashtu do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
I dërguari special Steve Witkoff, një zhvillues pasurish të patundshme dhe mik i Presidentit Donald Trump, është duke u shqyrtuar për të zëvendësuar Waltz si këshilltar i sigurisë kombëtare, megjithëse nuk është marrë ende asnjë vendim.
Witkoff ka udhëhequr diskutimet me Rusinë dhe Iranin, në kohën kur Trump kërkon marrëveshje ndërkombëtare.
LEXO EDHE:
Waltz humbi ndikimin e tij pasi pa dashje shtoi një gazetar në një bisedë grupi në një aplikacion mesazhesh, ku kishte shkëmbyer mesazhe të ndjeshme ushtarake të SHBA’së.
Trump e kishte menduar shkarkimin e tij pas incidentit, por nuk pranoi ta bënte këtë sepse nuk donte t’u siguronte armiqve fitore dhe shpresonte të shmangte llojin e kaosit që ishte në administratën e tij të parë. /Insajderi.org/