Zelensky: Ne duam paqe, Rusia na përgjigjet me sulme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky: Ne duam paqe, Rusia na përgjigjet me sulme

    Insajderi
    01 May 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje përsëri për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, pasi ai pretendon se Moska vazhdon të injorojë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar.

    Pasi dënoi sulmet e fundit të dronëve rusë në Odesa si dhe të tjera në rajonet e Kievit, Sumy, Kropyvnytskyi dhe Kirovohrad, Kharkiv dhe Cherkasy, Zelensky tha se kishin kaluar tashmë 50 ditë që kur Uashingtoni paraqiti një plan paqeje.

    Vladimir Putin ka propozuar një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme, por hodhi poshtë sugjerimet për një zgjatje dhe nuk ka rënë dakord me propozimin e Trumpit për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, shkruan skynews.

    “Për më shumë se 50 ditë, Rusia ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”, tha Zelensky.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark