Nesër temperaturat do të jenë të larta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër temperaturat do të jenë të larta

    Insajderi
    01 May 2025 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e premtë mbeten ende kushte të qëndrueshme meteorologjike. Do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa pasdite zhvillohen vransira lokale, por me pak gjasa që të shoqërohen me të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s.

    Temperaturat lehtazi në rritje, shkojnë deri në 24C e 26C, maksimalet, e minimalet luhaten ndërmjet 7C e 10C.

    Mot shumë i ngrohtë po parashihet në fundjavë me maksimale që shkojnë deri në 26C e 28C, apo dhe 29C lokalisht. Do të mbretërojnë kushte të motit më të qëndrueshëm kryesisht me diell por dhe vransira kalimtare kohëpaskohe. Gjasat për të reshura janë të pakta. Ditëve të para të javës vijuese, vransirat vijnë duke u shtuar mbi vend, e nga dita e martë parashihen edhe mundësi për rrebeshe shiu, që mund të jenë më të përhapura në territor. Temperaturat maksimale ende mbesin të larta ndërmjet 22C e 26C. Minimalet përgjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 8C e 12C. Nga fundjava erërat ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore, mirëpo se më të theksuara do jenë të hënën e të martën, me hove deri në 15m/s./Mendimi për motin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark