Sherr mes të miturve në Kukës, theret me thikë 15 vjeçari – dërgohet për trajtim të specializuar në Spitalin e Prizrenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherr mes të miturve në Kukës, theret me thikë 15 vjeçari – dërgohet për trajtim të specializuar në Spitalin e Prizrenit

    Insajderi
    01 May 2025 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr mes të miturve ka ndodhur sot në Kukës, duke lënë të plagosur një 15 vjeçar.

    Policia sqaron se rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën, sipas Top Channel.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark