Lëvizjet në Administratën Trump, emri i Grenell përmendet për një pozitë të rëndësishme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizjet në Administratën Trump, emri i Grenell përmendet për një pozitë të rëndësishme

    Insajderi
    01 May 2025 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump po planifikon të shkarkojë këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz, i cili ka humbur besimin e zyrtarëve të tjerë të administratës.

    Siç raporton Politico, ai mund të largohet menjëherë, por masa nuk është përfundimtare.

    Ky medium përmend Richard Grenell, emisarin e Administratës Trump për misione të posaçme, në mesin e kandidatëve për një nga pozitat më të rëndësishme në administratë, përcjell Insajderi.

    Gjithsesi, zgjedhja kryesore po përmendet i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, i cili po drejton negociatat me Rusinë, Iranin dhe Hamasin në Gaza.

    Kandidatë të tjerë të mundshëm përfshijnë shefin e lartë të politikave të Trump, Stephen Miller dhe drejtorin e lartë të NSC për kundërterrorizëm, Sebastian Gorka. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark