Insajderi
Insporti

United bën hap të madh drejt finales, e “dërrmoi” Bilbaon midis Spanjës

Insajderi
01 May 2025 - 23:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
United bën hap të madh drejt finales, e “dërrmoi” Bilbaon midis Spanjës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester United e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa Ligës, duke mposhtur në ‘San Mames’ Athletic Bilbaon me rezultat 0-3.

Goli i Man Utd erdhi në minutën e gjashtë me anë të Garnachos, gol ky që u anulua nga sistemi VAR, si shkak i pozitës jashtë loje.

Megjithatë 24 minuta më vonë Casemiro i jep avantazhin mysafirëve, kurse vetëm pas pak, një ndërhyrje e Vivian në zonë, penalizohet me karton të kuq dhe penallti.

Bruno Fernandez shënon nga pika e bardhë për 0-2, teksa në fund të pjesës së parë, portugezi shënon edhe golin e tretë dhe përmbyllës për ndeshjen në ‘San Mames’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark