Egli do të moderoj këtë emision televiziv? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egli do të moderoj këtë emision televiziv?

    Insajderi
    02 May 2025 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, po përflitet së fundmi si një ndër emrat e mundshëm për të moderuar dy netët finale të spektaklit “Yjet e Diasporës”.

    Në llogarinë zyrtare të emisionit në Instagram është publikuar një foto me siluetën e një vajze misterioze, shoqëruar me pyetjen: “Cila do të jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales?”.

    Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit kanë vërshuar me komente, ku shumë prej tyre janë të bindur se bëhet fjalë pikërisht për Eglin, duke parë edhe afrimin e saj me ekranin pas daljes nga BBVIP.

    Ky dyshim nuk vjen pa arsye: gjatë një bisede në “Post BBVIP”, Ledion Liço i sugjeroi Eglit se e shihte me potencial për të qenë një moderatore e denjë për ekranin shqiptar. Mesa duket, fjalët e Ledionit po marrin formë shumë më shpejt nga sa pritej.

    Do të jetë Egli Tako fytyra e re e ekranit? Pritet konfirmimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark