Hoti: Rënia në indeksin e lirisë së mediave nuk është thjesht statistikë, por një alarm serioz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Rënia në indeksin e lirisë së mediave nuk është thjesht statistikë, por një alarm serioz

    Insajderi
    02 May 2025 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij, duke e quajtur rënien e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave jo vetëm një statistikë, por një alarm që duhet të merret seriozisht.

    Hoti theksoi se pa media të lira nuk mund të ketë transparencë, drejtësi dhe llogaridhënie, shkruan Insajderi.

    “Është obligimi ynë ta kundërshtojmë këtë mentalitet të pushtetit për presionet, frikësimet dhe përpjekjet katërvjeçare për të heshtur zërin e së vërtetës!”, ka shkruar ai në një reagim publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark