Insajderi
Insporti

Man Utd ia cakton çmimin Antonyt – ky klub i madh evropian dëshiron transferimin e tij

Insajderi
02 May 2025 - 19:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Man Utd ia cakton çmimin Antonyt – ky klub i madh evropian dëshiron transferimin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është zbuluar çmimi të cilin Manchester United ia ka vënë kartonit të Antony, me Atletico Madrid që tashmë i është bashkuar garës për transferimin e brazilianit.

Betisi e transferoi Antonyn në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, me pritshmëritë se ai nuk do t’i shkëputë asnjëherë lidhjet me Unitedin në bazë të përhershme në afatin e ardhshëm kalimtar, shkruan Insajderi.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm që të rikthejnë disa nga 85 milionë eurot që shpenzuan për nënshkrimin e tij nga Ajaxi.

Betisi thuhet se ka kërkuar një tjetër marrëveshje huazimi, por United dëshiron para në dorë.

Sipas El Chiringuito, Atletico Madridi po konsideron një ofertë. Është raportuar se ‘Los Rojiblancos’ kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e tij dhe tashmë kanë kërkuar informacione për situatën e tij.

Është raportuar se Unitedi do të kërkojë të paktën 40-50 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin.

Ky çmim e bën atë si një opsion tejet të mundshëm për Atleticon, të cilët besojnë se 26-vjeçari do të përshtatej për mrekulli në sistemin e Diego Simeones.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark