Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta

    Insajderi
    03 May 2025 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot shumë i ngrohtë do të mbretëroj ditën e shtunë, kryesisht me diell. Ditën zhvillohen vranisra të pakta lokale, e kalojnë dhe vransira të larta, por se nuk paraqiten kushte për të reshura.

    Era ndryshon drejtimin në jugperëndimore e frynë e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, me hove deri në 12m/s nga pjesë të Dukagjinit. Temperaturat maksimale në rritje të ndjeshme, shkojnë deri në 26C e 28C, derisa minimalet zbresin në 8C e 10C.

    Ditën e diel kalojnë më shpesh vransira mbi vend, por që mbetet mot shumë i ngrohtë, me maksimale deri në 25C e 28C. Nga dita e hënë do të ketë më shumë vransira, e shfaqen mundësi për rrebeshe shiu. Rrebeshet mund të jenë më të përhapura në vend nga dita e mërkurë. Temperaturat zbresin deri në 20C e 23C. Frynë erëra të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, të martën më të theksuara me hove mbi 15m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark