Reagon Genta Gjalpi pas videos së diskutueshme me vajzën e bashkëshortit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Reagon Genta Gjalpi pas videos së diskutueshme me vajzën e bashkëshortit

    Insajderi
    02 May 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme policia bëri me dije se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për influenceren e njohur, Genta Gjalpin e cila dhunoi vajzën e partnerit të saj në një market.

    Genta Gjalpi ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjet, ku shihej duke u sjellë në mënyrë të dhunshme me një vajzë të mitur.

    Reagimi i Gentës ka ardhur përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mikesha e saj.

    Në reagimin e saj, të cilin genta e mbështet thuhet:

    “Një moment i shkëputur nga konteksti nuk tregon të vërtetën.
    Shoqja ime, Genta, po përpiqej të ndalonte një fëmijë që po vraponte drejt rrugës – një reagim instinktiv, mbrojtës dhe plot përgjegjësi. Genta është një grua e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë.”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark