Incidenti në Stuttgart, Konsullata e Kosovës publikon numrin emergjent - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidenti në Stuttgart, Konsullata e Kosovës publikon numrin emergjent

    Insajderi
    02 May 2025 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën tetë persona u lënduan, tre prej tyre rëndë, pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në, të premten në atë që policia e quajti një aksident trafiku “tragjik”.

    Lidhur me këtë, ka reaguar Konsullata e Kosovës në Stuttgart ku thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane.

    Aty thuhet se nuk ka shenja që tregojnë se incidenti mund të ishte i qëllimshëm.

    “Sipas informacioneve të deritanishme dhe deklaratave të policisë, bazuar në gjendjen aktuale të hetimeve, autoritetet gjermane po e trajtojnë ngjarjen si një aksident tragjik në trafik. Sipas tyre, deri në këtë fazë, nuk ka asnjë tregues që bëhet fjalë për ndonjë sulm apo akt të qëllimshëm”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

    Konsullata thotë se janë në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet përkatëse.

    “Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës: +49 152 37337814”, është dhe numri që kanë ndarë konsullata për shqiptarët që jetojnë atje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark