Trump ndryshon historinë, riemërton luftërat botërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump ndryshon historinë, riemërton luftërat botërore

    Insajderi
    03 May 2025 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një njoftim të bujshëm, duke shpallur se do të riemërojë dy data historike të rëndësishme në kalendarin amerikan.

    Sipas deklaratës së tij, data 8 maj, e njohur tradicionalisht si Dita e Fitores në Evropë (Victory in Europe Day – V-E Day), do të quhet tashmë “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”.

    Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe data 11 nëntor, e cila për dekada është festuar si Dita e Veteranëve (apo më herët si Dita e Armëpushimit), do të riemërohet në “Dita e Fitores së Luftës së Parë Botërore”.

    Me këtë veprim simbolik, 78-vjeçari synon të theksojë rolin dhe kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në fitimin e dy luftërave botërore, duke u fokusuar më shumë në përkujtimin e fitores sesa në sakrificën ose pajtimin ndërkombëtar që lidhen tradicionalisht me këto data.

    Ai u shpreh me fjalët “i fituam të dyja luftërat”, duke theksuar krenarinë kombëtare dhe rolin udhëheqës të Amerikës në skenën globale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark