Insajderi
Lajme

Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! I riu shqiptar tenton të hapë derën e avionit

Insajderi
03 May 2025 - 18:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! I riu shqiptar tenton të hapë derën e avionit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë.  Një i ri që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit.

Pas kësaj kanë qenë udhëtarët ata të cilët kanë reaguar menjëherë, duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin. Disa persona janë hedhur mbi të riun, ndërsa më pas dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë.

Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.

Ndërhyrja e policisë ka qenë ajo e cila ka neutralizuar përfundimisht situatën. Shqiptari nga ana tjetër ka ofenduar dhe folur me tone të ashpra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark