Insajderi
Botë

Zvicër: Kosovari vdes pas sulmit me thikë-Ky është i arrestuari

Insajderi
03 May 2025 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zvicër: Kosovari vdes pas sulmit me thikë-Ky është i arrestuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë 43-vjeçar nga Kosova është goditur për vdekje me thikë, të premten mbrëma, në apartamentin e tij në Dietikon, Cyrih. Viktima arriti të njoftojë vetë policinë pak pas orës 23:00, por përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë nga plagët e rënda, transmeton Insajderi.

I dyshuari, një 56-vjeçar nga Uganda, u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit në Dietikon.

Motivi dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia Kantonale e Cyrihut dhe Zyra e Prokurorit për Krime të Dhunshme.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe policia lokale, shërbimi i urgjencës dhe ekspertë të mjekësisë ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark