Kelly zgjedh mes Eglit dhe Xhenetës: Njërën për shpirt, tjetrën për pamje - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kelly zgjedh mes Eglit dhe Xhenetës: Njërën për shpirt, tjetrën për pamje

    Insajderi
    04 May 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonjëherë fati ka mënyrën e tij për të thurur rastësitë. Këngëtari Kelly ka nga një bashkëpunim artistik me dy nga vajzat më të përfolura të momentit: Egli Tako dhe Xheneta.

    Në një intervistë për “S’e luan Topi”, Kelly rrëfen se Egli është tashmë një mike për të, falë kohës së kaluar në shtëpinë e “BBV”. “Egli është mikeshë e Enisës, edhe mikeshë e imja tashmë, sepse kur kalon dy muaj brenda një shtëpie, krijon edhe relata”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, edhe Xheneta është shfaqur në një prej videoklipeve të tij, por njohja me të ka ardhur ndryshe. “Me Xhenetën nuk njihesha. Ka qenë propozimi i një agjencie që ma sugjeroi si protagoniste për klipin.”

    Kelly tregon se, pavarësisht ngjashmërive në dukje, të dyja vajzat kanë role të ndryshme në skenë: “Egli është artiste, këngëtare dhe në klipin tim erdhi më shumë për miqësi. Ndërsa Xheneta është modele profesioniste, dhe për këtë pjesë do të ishte zgjedhja më e përshtatshme.”

    Por kur vjen puna te muzika, Kelly nuk ka dilema: “Egli si këngëtare është më mirë. Ka shpirt dhe jep nga vetja.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark